Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar Kryeinspektorin e Punës së rajonit të Mitrovicës, Nexhat Fazliun. Dy të dyshuar të tjerë janë ende në arrati
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar Kryeinspektorin e Punës së rajonit të Mitrovicës, Nexhat Fazliun. Dy të dyshuar të tjerë janë ende në arrati
M.K dhe dy të tjerët që ndodhen në arrati janë punonjës të biznesit i cili është gjobitur nga Inspektorati i Punës.
Inspektorët e punës dhe kryeinspektori janë kërcënuar edhe në prezencën e policisë lokale të Komunës së Mitrovicës, por policia nuk i ka arrestuar të dyshuarit. Lidhur me neglizhencën dhe mos reagimin e Policisë është hapur rast edhe ne Inspektoratin e Policisë.
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe dëmtim i pasurisë shtetërore.
Kryeinspektori i Punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu, më 30 prill është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës nga dy persona të panjohur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës.