Policia e Kosovës në Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në sheshin “Skënderbeu” në Pejë, i njëjti pas arrestimit është ndaluar për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.