Dje nga njësite policore të stacionit të Podujevës është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të veturës në fshatin Lluzhan të Podujevës, e raportuar para një jave nga ankuesi.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në Prishtinë të arrestojnë personin e dyshuar, 42-vjeçarin B.Xh., shtetas i Republikës së Kosovës.
Është gjetur dhe sekuestruar vetura e raportuar e vjedhur, ndërsa personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, vetura i është kthyer pronarit.