Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘Kontrabandim me Emigrant’.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. i lindur me 1973, M/Kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale
I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej Tetëmbëdhjetë muaj e Shtatëmbëdhjetë ditë burg.