×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person i dyshuar për ‘fajde’

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë përfshirë në verprn penale si “Fajde”, raporton Front Online.

    Personi i dyshuar ka inicialet A.A. i lindur n vitin 1976

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), si rezultat i hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë prova materiale dhe dëshmi relevante se personi i dyshuar A.A. (1976) është përfshirë në veprën penale “Fajdeja”.

     

    Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 132,500.00 €uro, për ti  kërkuar pastaj kamatë prej 30% apo 172.250 €uro, gjithsej 39,750 Euro si fitim jo-proporcional, gjë të cilën dyshohet se e ka realizuar viktima në etapa të ndryshme kohore gjatë një periudhe dy vjeçare.

     

    Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 15.05.2020 është realizuar  bastisja/kontrolli në vendbanimin e të dyshuarit (tri banesa), me ç ‘rast janë konfiskuar si dëshmi 20,300.00 €uro (36×500 Euro, 5×200 Euro dhe 13×100 Euro), para të gatshme dhe prova materiale/dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese të raportit, i dyshuar-viktimë.

     

    Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.

     

    Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.