×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet një grup terrorist me ideologji të ISIS-it në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike, arrestoi, siç tha, “një grup terrorist që ka vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut”.

    Gjatë aksionit u arrestuan tre anëtarë të grupit, ndërsa u konfiskua edhe një sasi e madhe e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera.

    “Departamenti për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personit me inicialet B.A. (28) nga Kumanova, me banim në Shkup, ndërsa kundër personave me inicialet V. ë. (22) dhe E.L. (25), të dy nga Kumanova, për veprën penale ‘organizatë terroriste’ dhe ‘terrorizëm’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë persona të kthyer nga luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut dhe më parë kanë vuajtur dënime me burgim për veprën penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, në formacione paraushtarake dhe para-policore”.

    Sipas njoftimit, grupi me emrin “Celula” ka ideologji të ngjashme me organizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS).

    Qëllimi i këtij grupi, siç bëhet e ditur në njoftim, ishte kryerja e akteve terroriste në territorin e Maqedonisë së Veriut.

    Ministria e Punëve të Brendshme tha se gjatë operacionit janë sekuestruar pesë pushkë automatike, një mitraloz, fishekë për pushkë automatike, tre kondakë druri, tri granata për minahedhës, dy kapela maskimi, dy palë doreza maskimi, dy jelekë taktikë, katër jelekë maskimi taktikë, një flamur me shkronja arabe (ISIS) dhe një shall me shkronja arabe.

    Gjatë arrestimit të të dyshuarve, u gjetën edhe dy rripa shpërthyes, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radio-stacione, një siguresë për pajisje shpërthyese, një kompjuter laptop, nëntë telefona celularë, pesë karta SIM, rroba kamuflazhi, dy thika etj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.