Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.
Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Ker Sadrija’ në Pejë, ku një patrullë e Policisë ka ndalur për kontroll një person nën dyshimet për posedim të gjërave të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit trupor, policët kanë gjetur te 23-vjeçari substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është konfiskuar.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analaoge’.