Vjedhja e energjisë elektrike nga një 43-vjeçar ka përfunduar në djegien e një sipërfaqe me ullinj dhe pemë frutore. Për pasojë, ai është arrestuar nga policia.
43-vjeçari A.V. nga Visoku i Mallakastrës merrte energjinë në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte. Në kabullin që merrte energji ka ndodhur një shkëndijë elektrikë që ka shkaktuar më pas një zjarr.
Zjarri ka djegur sipërfaqe me ullinj, pemë frutore dhe shkurre në pronësi të një shtetasi tjetër.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, njoftoi policia. /tvklan.al