Policia në Mitrovicë ka arrestuar tre të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “vjedhje e rëndë”
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Arrestimi i tre personave të dyshuarve të moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për bashkëveprim në kryerje të tri veprave penale të ‘vjedhjeve’ që ishin raportuar dy javë më parë në zonën e përgjegjësisë në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të automjeteve”, ka deklaruar Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur mjete me të cilat të dyshuarit kanë kryer veprat penale. Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti