×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen tre të dyshuar për krime kibernetike

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë dhe në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së, konkretisht me FBI-në si dhe në mbështetje të Prokurorit të Shtetit – PTh Prishtinë, me datë 16.09.2020 pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale ”Hyrje në Sistem Kompjuterik”, raporton Front Online.

    Të dyshuarit ishin pjesë e një grupi hakerësh, ata shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme. Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike.

    Në këtë platformë të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera.

    Këto të dhëna dhe “mjete” kanë mundësuar edhe kryerjen e veprimtarive tjera kriminale.

    Të dyshuarit e arrestuar janë:

    – E.J, 1998;

    – Ç.B, 1998;

    – V.S, 1996.

    Janë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:

    – Shtatë shtëpiza kompjuteri;

    – Tre kompjuter llaptop;

    – Katër hard disqe;

    – Shtatë telefona mobil;

    – Pesë USB memorje;

    – Dy mikro SD memorje;

    – Para të gatshme – 2625 euro;

    – Dokumentacione të ndryshme.

    Me vendim të Prokurorit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Sot do të fillojë Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. Një nga problemet shqetësuese është edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë nga...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    Opinione01 Qershor 2025
    Për më shumë se dy dekada, Kosova ka funksionuar pa një strategji të qëndrueshme për sektorin energjetik. Që nga viti 2000 deri...
    Artikull i Sponsoruar01 Qershor 2025
    Zbuloni magjinë e verës buzë ujit në një nga ambientet më të kërkuara të sezonit! Lakeside Hotel ju fton të festoni hapjen...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.