×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona, rrëmbyen dhe dhunuan një 18-vjeçare në Mitrovicë

    FrontOnline
    13 Gusht 2022

    Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet për rrëmbimin dhe dhunimin e një vajze 18-vjeçare.

    Policia njofton se për veprën penale rrëmbim janë arrestuar 20-vjeçari me inicialet H. M., dhe 21-vjeçari me inicialet G. B.

    “Arrestimi i tyre  është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit  kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën për media.

    Tutje, bëhet e ditur se hetuesit policorë mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës, kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B.M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

    “Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore përfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat penale”.

    Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, 20 dhe 21-vjeçari po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’,  ndërsa 34-vjeçari po hetohet për veprën penale  ‘Dhunim’.

    Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.