×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘Keqpërdorim i kartelave bankare si dhe hyrje në sistem kompjuterik’

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Policia e Kosovës, konkretisht  Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: neni 301 – ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’ dhe neni 327 – ‘hyrje në sistem kompjuterik’.

    Të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme.

    Dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë me mallin e blerë dhe pastaj janë arrestuar. Po ashtu është kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:

    • Tre kompjuterë llaptop;
    • Një shtëpizë kompjuteri;
    • Një hard-disk;
    • Tre USB memorje;
    • Dy telefona mobil;
    • Kartela të ndryshme krediti;
    • Mallrat e blera;
    • Dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave.

    Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.