Dy persona janë arrestuar dje në orën 19:00 në Fushë Kosovë – një shtetas i Zvicrës dhe një shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shantazh”.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&SHANTAZH | Fushë Kosovë 13.11.2022, 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull shtetas i Zvicrës lidhur me veprat penale të lartcekura. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.