×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen dy persona të dyshuar për plagosjen e avokatit Gazmend Halilaj

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Arrestohen dy persona të dyshuar për plagosjen e avokatit Gazmend Halilaj

    Janë arrestuar dy persona të dyshuar për plagosjen e avoktati nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

    Policia ka arrestuar sot dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Vrasje në Tentativë”, i cili kishte ndodhur me datën 14.04.2020 në Drenas, pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor. Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës.

    Njoftimi i plotë nga policia:

    Policia e Kosovës (PK), lidhur me rastin “Vrasje në Tentativë”, i cili kishte ndodhur me datën

    14.04.2020 në Drenas, pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë njërin prej personave

    të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

    Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur

    dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një

    armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar

    e cila është konfiskuar.

    Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili

    është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe

    intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave

    materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

    Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me

    aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.