Një shtetas kosovar dhe një shtetas shqiptar u arrestuan të enjten në Kamenicë.
Ata dyshohet se mbollën në një tokë 540 bimë narkotike të llojit Hashash.
Këto bimë, të madhësisë nga 20 deri 50cm, u asgjësuan me anë të procesit të djegies, shkruan Front Online.
Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një veturë me targa vendore.
Pas intervistimit, siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet