Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më banesën e tij zëvendësuesi i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi.
Lidhur me këtë ka reaguar Valon Hoti, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libuirn Aliu.
Ai ka thënë se ministri Aliu dhe asnjë nga anëtarët e kabinetit të tij nuk janë subjekt hetimi për asnjë lëndë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas tij, po tentohet që të manipulohet publiku “që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni”.
Hoti ka thënë se kjo është përpjekje nga “ish-regjimi” për t’i penguar në zgjedhje.
Postimi i plotë: