×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia në Shqipëri nis hetimet për dhu*nën në protestën e 7 tetorit

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri, Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike.

    Kallëzimi penal ka të bëjë me “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” për Flamur Nokën, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, kryetar i grupit parlamentar të PD-së si dhe Ervin Minarollin, Sekretar organizativ i kësaj partie.

    Në protestën e organizuar të hënën nga opozita janë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.

    Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta.

    Protesta u zhvillua për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ai është burgosur në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.

    Policia arrestoi një 57-vjeçar për goditje dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”, ndërsa po punon për kapjen e tetë personave të tjerë, mes të cilëve edhe një i mitur.

    Ata dyshohen për shkelje të njëjta.

    Nga dhjetë punonjësit e policisë që u lënduan, shtatë u larguan për në banesë pasi morën ndihmën mjekësore, ndërsa tre të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    Policia bëri të ditur se në spital po trajtohen edhe dy persona tjerë, babë e bijë, si pasojë e lëndëve shpërthyese.

    Policia ka sekuestruar 68 mbetje flakadani të shpërthyer, 23 copa plastike të shisheve të djegura (molotov të hedhur) tymuese si dhe nëntë shishe plastike me lëndë djegëse.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është deklaruar për protestën.

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ata që vandalizuan Tiranën nuk janë demokratë.

    “Tirana duket normale sot, por mbrëmë nuk ishte e tillë, pasi kaloi një valë shkatërrimi të paprecedentë, të cilën nuk ia kanë bërë as pushtuesit. ….Ata (protestuesit e dhunshëm) nuk përfaqësojnë demokratët! Ato prona që u vandalizuan nuk janë as të Edi Ramës, as të kryetarit të bashkisë, as të përfaqësuesve politikë; janë të qytetit, janë pronë e përbashkët, bëhen me taksat e të gjithëve, rregullohen nga fondi dhe buxheti i të gjithëve”, tha Veliaj.

    Kryetari i PD-së, ish-kryeministri, Sali Berisha, tha se protesta ishte aksioni i parë i mosbindjes civile, por ai foli për 77 mënyra të tjera të mosbindjes civile që nga “ngujimet, grevat, bllokimet e përhershme të rrugëve.”

    Ai tha se mosbindja civile nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë dhe se së shpejti do të shtrihet edhe në rrethe të tjera./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Garda e Republikës Shqiptare ka rrethuar godinën e Parlamentit me një gardh metalik, në prag të seancës së kësaj të enjteje. Masat...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia për ta ndihmuar atë në luftën e...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Para pak minutash është arrestuar edhe një person nga familja Gashi, lidhur me plantacionin e gjetur në Përqevë të Klinës disa javë...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në lidhje me zëvëndësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, ai ka thënë se është...
    Lajme31 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka votuar raportin e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë së humbja e dokumenteve personale të diasporës në pika të ndryshme të konsullatave dhe ambasadave...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.