×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës: Po dëmtohen bizneset e Luginës, duhet t’i dërgojnë mallrat nëpërmjet Merdares

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Lulzim Rafuna, përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e kalimit të mallrave serbe në pikën kufitare në Merdarë si një hap të rëndësishëm për avancimin e tregtisë dhe integrimin e Kosovës në CEFTA dhe Procesin e Berlinit.

    ‘’Vendimi i  Qeverisë së Kosovës për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës kufitare në Merdarë është një hap i mirë një hap që besojmë se do të vlerësohet nga ana e qeverisë gjermane dhe Kosova të jetë pjesë e CEFTA-s , pjesë e procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal

    Veprimi i djeshëm pra është një hap i mirë besojmë që pranohet nga ana e qeverisë gjermane dhe Kosova të jetë pjesë e tavolinës si të gjithë partnerët tjerë’’, tha Rafuna për FrontOnline.

    Kjo masë, sipas Rafunës,  nuk paraqet pengesë për investitorët vendas, por i jep mundësi Serbisë të pozicionohet si viktimë në këtë situatë.

    Rafuna shprehu shqetësim për pasigurinë që ka shkaktuar vendosja e kësaj mase, e cila ka ngritur dyshime te investitorët e huaj për mundësinë e eksportit në tregjet si Serbia dhe Maqedonia.

    “Nuk përbën ndonjë problem për investitorët e brendshëm ky vendim, kjo vetëm i hapw rrugë Serbisë që të luajë rolin e viktimës dhe t’i hapë shumë dyer që nuk ka mundur t’i hapë në mënyrë diplomatike më herët , nuk ka qenë sinjal i mirë për investitorët e huaj vendosja e kësaj mase për arsye se ka shkaktar pasiguri në qoftë se investojmë në KOSOVË E PRODHOJMË në Kosovë a mund të eksportojmë në Serbi ose Maqedoni’’, u shpreh Rafuna.

    Ai kërkoi heqjen e masave të ngjashme për kufijtë e tjerë sepse sipas tij bizneset që vijnë nga Bujanoci  dhe  Lugina   e  Preshevës produktet e tyre duhet t’i dërgojnë në distanca të largëta gjë që është një sfidë për ta.

    ‘’ Të vetmen sfidë që e shoh kanë për të pasur bizneset që vijnë nga Bujanoci të anës së Lugina ës së Preshevës për arsye se ato tani produktet e tyre duhet ti dërgojnë në Merdarë që është goxha një hapësirë mbi më shumë se 100km për të hyrë deri në nën  kalimin kufitar Merdarë dhe kërkesa jonë do të ishte që të hiqej edhe për kufijtë tjerë e jo vetëm për Merdare’’, përfundoi Rafuna.

    Hyrja e mallrave serbe/ Rafuna: Veprim i drejtë, por i dëmton bizneset e Luginës

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Çka u dha për rritje pagash – deri në korrik të vitit të ardhshëm, 110 euro – është veç “premtim” e jo...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverinë pas publikimit të Raportit të Progresit, duke theksuar mungesën e luftimit të korrupsionit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme....
    Të tjera
    Vip30 Tetor 2024
    Xheneta ka vazhduar përplasjen e saj me Gresën brenda shtëpisë më të famshme në vend, BBVK 3. Mes tjerash, Xheneta akuzon Gresën...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për...
    Vip30 Tetor 2024
    Xhuli Nura ka reaguar për situatën e mbrëmshme të ndodhur në Big Brother VIP Kosova 3. Ish-banorja e edicionit të parë u...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mos realizimin e premtimeve gjatë katër viteve të qeverisjes. Duke...
    Sport30 Tetor 2024
    Interi e ka mundur me rezultat 0-3 skuadrën e Empolit, për të arritur të tre pikëshi i radhës në xhiron e 10...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.