Grupet e të drejtave të kafshëve në Itali po i bëjnë thirrje autoriteteve të heqin dënimin me vdekje të dhënë për një ari që sulmoi një babë e bir që po shëtisnin javën e kaluar në udhën e rezervatit të rajonit verior të Trentino.
Fabio Misseroni, 59 vjeç dhe i biri Christian Misseroni, 28, po shëtisnin në shtegun e Mount Peller kur ata panë ariun që i doli përpara.
Ariu kafshoi këmbën e Misseroni para se babai i tij t’i hidhej kafshës në kurriz në mënyrë që i biri të shpëtonte.
Ariu më pas goditi me putër burrin që po rezistonte duke i thyer këmbën në tre vende. Gjatë kësaj kohe Misseroni bënte zhurmë e i tërhiqte vëmendjen ariut për të lëshuar babanë e tij, derisa kafsha u largua brenda në pyll.
Instituti italian i mbrojtjes mjedisore vendos për eliminimin e të gjithë arinjve që sulmojnë njerëzit. Pas sulmit kryebashkiaku i Trentino, Maurizio Fugatti nënshkroi urdhrin për kapjen dhe eliminimin e ariut, të cilin tashmë autoritetet po e identifikojnë nga ADN e pështymës dhe pellushit që ai la në rrogat e viktimave.
Por në rritje janë thirrjet që ariu të lihet i qetë, ose të paktën derisa të qartësohen rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë rreth 15 mijë njerëz kishin nënshkruar deri sot një peticion për shpëtimin e ariut.

Të tjera
-
16:35 | 06 Shkurt 2023
-
16:34 | 06 Shkurt 2023
-
16:21 | 06 Shkurt 2023
-
16:01 | 06 Shkurt 2023
-
16:00 | 06 Shkurt 2023
-
15:59 | 06 Shkurt 2023
-
15:57 | 06 Shkurt 2023
-
15:52 | 06 Shkurt 2023
-
15:36 | 06 Shkurt 2023
-
15:32 | 06 Shkurt 2023
-
15:25 | 06 Shkurt 2023
-
15:23 | 06 Shkurt 2023