Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Argjentinasit 150 ditë në karantinë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Prej gati 150 ditësh, kryeqyteti i Argjentinës mban në fuqi masa kufizuese për qytetarët si një nga rajonet më të prekura nga koronavirusi. Një vendim i qeverisë për ta shtyrë më tej afatin e karantinës ka revoltuar qytetarët.

    Vendimi i qeverisë së presidentit argjentinas, Alberto Fernandez, për të shtyrë masat kufizuese ndaj koronavirusit është pritur me demonstrata të gjera qytetare.

    Kryeqyteti i vendit, Buenos-Ajresi, qëndron nën regjimin e karantinës nga muaji mars apo prej gati 150 ditësh, e duke parë situatën me pandeminë në vend, autoritetet kanë njoftuar se masat do vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi të paktën për dy javët e ardhshme.

    Protestuesit të hënën sfiduan urdhrat për distancim social duke tubuar në rrugët qendrore me thirrjet për liri dhe me slogane kundër qeverisë.

    Disa nga pjesëmarrësit dënonin vaksinat dhe pretendonin se izolimi i qytetarëve nga kovidi-19 është një komplot global për t’i nënshtruar njerëzit.

    “Nuk mendoj se presidenti po tregohet i sinqertë. Fshihet diçka tjetër pas kësaj, pas vendit me karantinën më të gjatë se gjithë të tjerët.”

    Protesta qytetare e mbështetur pjesërisht nga opozita e vendosi theksin edhe te temat si korrupsioni dhe te tkurrja ekonomike që pritet të arrijë 12 për qind këtë vit, duke prodhuar miliona të varfër dhe të papunë të rinj në shtetin e tretë më të fuqishëm të Amerikës Latine.

    Kritika të forta u drejtuan edhe ndaj planit të presidentit Fernandez për reformën në drejtësi, që parasheh shtimin e gjykatave federale për të reduktuar vendimmarrjet politike të gjykatësve.

    Pala kundërshtare shprehet se ky ndryshim tenton manipulimin e sistemit ekzistues.

    “Ne e kundërshtojmë këtë lëvizje kundër demokracisë. Duam që qeveria të respektojë ndarjen e pushteteve dhe të mos krijojë ligje që nuk ndëshkojnë të korruptuarit.”

    “Për fat të keq këta po e shkatërrojnë vendin. Unë nuk dua të jetoj në Venezuelë. Jam në Argjentinë dhe dua që vendi im të bëhet më mirë.”

    Presidenti i Argjentinës, Fernandez, bëri apel të hënën për unitet popullor në ballë të kësaj krize që ka goditur ekonomikisht dhe fizikisht shoqërinë, ndërsa kërkoi ndërgjegjësim dhe jo mohimin e përmasave të pandemisë që në vend ka prekur rreth 300 mijë qytetarë dhe u ka kushtuar jetën mbi 5 mijë personave.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti të dielën rizgjedhjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pavarësisht lidhjeve të ngushta me liderin...
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdogan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind...
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Me fitoren e balotazhit të së dielës, Rexhep Taip Erdogan fiton mandatin e tretë presidencial radhazi duke u bërë një nga njerëzit...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2023
    Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropain Viola von Cramon, pati një mesazh pas përfundimit të vizitës në veriun e Kosovës. Ajo tha...
    Lajme28 Maj 2023
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përsëritur qëndrimin e QUINT-it të datës 26 maj rreth situtatës së krijuar në tri komunat...
    Lajme28 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë ka biseduar me eurodeputeten, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit e ka...
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Rivali i Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, ka mbajtur një fjalim, duke thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë fer. Kilicdaroglu është shprehur...
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar homologun e tij, Recep Tayip Erdogan për zgjedhjen e tij si president i Turqisë për...
    Lajme28 Maj 2023
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit në Zveçan iu tha forcave...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.