
Ardian Çapja, i cili u plagos në një atentat para 3 ditësh, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ai u ka bërë kërkesë mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë për tu transferuar në shtëpi.
Çapjas iu bë atentat për herë të tretë.
Ai u plagos me snajper paraditen e së hënës në zonën e Krastës në Elbasan.
Ndërkohë që vetë Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë pas plagosjes, ku ka mohuar sërish që të jetë qëlluar me armë, ndërsa para grupit hetimor ka thënë se është rrëzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur.