×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arabia Saudia kërkon shtet palestinez para normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Çmimi i Arabisë Saudite për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin është krijimi i shtetit palestinez me Jerusalemin si kryeqytet, ka thënë një anëtar i lartë i familjes mbretërore saudite të premten, shkruan Al Jazeera.

    Princi Turki al-Faidal si duket po i përgjigjej presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili të mërkurën tha se po priste që edhe Arabia Saudite t’i bashkohet Emirateve të Bashkuara Arabe në marrëveshjen me Izraelin për normalizim të marrëdhënieve diplomatike.

    Kjo marrëveshje nxiti spekulime se edhe shtetet tjera të Gjirit Persik do të bashkëngjiten, por princi Turki tha se Arabia Saudite, fuqia me e madhe e këtij Gjiri, pret shumë më shumë nga Izraeli, transmeton KOHA.

    “Cili do shtet arab që po mendon të bëjë një veprim si Emiratet, duhet si shkëmbim të kërkojë një çmim dhe ky çmim duhet të jetë i madh”, tha ai për gazetën saudite Asharq al-Aësat.

    Princi Turki ka qenë ambasador i Arabisë Saudite në SHBA si shef i Agjencisë së Inteligjencës në vendin e tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.