Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar për mediet serbe se ka pasur një bashkëbisedim të vështirë në Paris me palën kosovare, ku, sipas tij, gjermanët dhe francezët do të dalin me një komunikatë të përbashkët, raporton portali “Front Online”.
“Pala shqiptare ka dalur me kërkesë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtjen e Kushtetutës dhe organizatave kushtetuese të Kosovës, njohjen dhe jo modelin e dy gjermanive, anëtarësimin në OKB dhe shtetet tjera të Evropës ta njohin pavarësinë e Kosovës. Dhe pastaj të merren me çështjen e të zhdukurve dhe dëmeve të luftës”, ka thënë Vuçiq.
Përndryshe, sot është mbajtur samiti i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në këtë video-samit, Bashkimi Evropian është përfaqësuar nga Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak. Kurse pala serbe po përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiq.
/Front Online/