×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ankohet në OSHP, por nuk merr pjesë ne seancë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2020

    Përfaqësues të kompanisë  “Cayote Clean Group” janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të komunës së Klinës për dhënie te kontratës për tenderin “Shërbime Pastrimi –Mirëmbajtje higjienike e objekteve shëndetësore”, por të njëjtin të mërkurën nuk kanë marrë pjesë në seancën e OSHP-së, raporton “Front Online”.

    Në seancën të cilën e ka monitoruar portali “Front Online” përfaqësuesi i komunës së Klinës Abaz Foniqi tha se pajtohet në tersi me vlerësimin e ekspertes së OSHP-së e cila ka  rekomanduar Panelin Shqyrtues të OSHP-së që ta lejë në fuqi vendimin e Autoritetit Kontraktues për dhënie të kontatës, deri sa ankesës e kompanisë “Cayote Clean Group” ta cilësoj si të pabazuar.

    “Jemi pajtuar me vlerësimin e Ekspertes Shqyrtuese  dhe kërkojmë te vazhdojmë me procedurat e mëtejshme konform Ligjit të Prokurimit Publik” ka thënë ai.

    Gjatë prezantimit në seancë Ekspertja Shqyrtuese  Shkurte Jashanica tha se qëndron mbrapa raportit të dhënë ne ekspertize te datës 30.01.2020, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.