Angelina Jolie fitoi betejën ligjore kundër ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, i cili e paditi sepse ajo i shiti investitorit rival Stoli pjesën e saj në një vresht francez , të cilin e blenë së bashku në vitin 2008 në pasurinë Château Miraval.
Në përleshjen e fundit, ekipi i Jolie kërkoi dokumente nga Pitt, menaxheri i biznesit dhe kompania e tij, dhe kampi i Pitt luftoi që gjykata të refuzonte kërkesën e tyre.
Megjithatë, të premten, një gjykatës në LA urdhëroi Pitt që t’ia dorëzonte dokumentet Jolie-t, tha një burim për Page Six. Avokatët kërkuan një gjykim nga juria.
“Çdo qenie njerëzore e arsyeshme do të ishte e lumtur të kishte Stolin si partner në biznesin e tyre. Ata kanë marketing dhe shpërndarje të nivelit të lartë,” thanë avokatët e aktores, duke shpjeguar se kompania ofron mundësi të mëdha për rritjen e biznesit.
“Ai thjesht nuk mund të shohë përtej urrejtjes së tij ndaj Jolie,” përfunduan ata. Një burim i afërt me Pitt zbuloi se Pitt refuzoi një ofertë për t’i shitur pronën Stolit, ndërsa ai dhe Jolie ishin ende të martuar.
“Mënyra më e mirë që një pasuri të ruajë vlerën (për fëmijët) është që prindërit të mbajnë pronësinë e plotë të këtij aseti të vlefshëm,” përfundoi ekipi i Pitt. Avokatët e Pitt kërkuan një gjykim të jurisë./FrontOnline/