×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Amerikanët e deportojnë në Gjermani ish-rojën e kampit nazist

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se e ka deportuar në Gjermani një banor të Tennessee i cili ka punuar si roje në një kamp përqendrimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Për Friedrich Karl Berger (95 vjeçar) shtetas gjerman, është dhënë urdhri që të largohet nga Shtetet e Bashkuara në shkurt të këtij viti, pasi një gjykatës amerikan i Emigracionit ka vlerësuar se shërbimi i tij si roje i të burgosurve në kampin e përqendrimit, ka përbërë ndihmë në persekutimit e sponsorizuar të nazistëve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

    Berger është detyruar të largohet nga SHBA duke u bazuar në Amendamentin Holtzman, i cili ua ndalon të jetojnë në SHBA të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në persekutimin nazist.

    Gjykata ka konstatuar se Berger ka punuar si roje i armatosur në një kamp në Neuengamme afër Meppen të Gjermanisë.

    Shumica e të burgosurve ishin civilë rusë, holandezë, polakë, hebrenj, danezë, letonezë, francezë, italianë dhe kundërshtarë politikë të nazizmit.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.