Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim, të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe ndihmën e amerikanëve dhënë në të gjitha etapat për popullin shqiptar.
Përmes një statusi në Facebook, ambasadori Hasani, ka thënë se e ka njoftuar ambasadoren Kim për zhvillimet politike në Kosovë.
Ndërsa ka thënë se ambasadorja Kim pret që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me një marrëveshje të përgjithshme, për të cilën angazhohet edhe ShBA-ja.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Dje prita në Ambasadën e Kosovës, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Në takimin tonë miqësor, biseduam për marrëdhëniet tona historikisht miqësore, mes Amerikës dhe popullit shqiptar në përgjithësi. E falënderova ambasadoren për mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake që ka bërë e po e bëjnë për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një falënderim për të gjithë Presidentët Amerikan që kanë dalur në mbrojtje të popullit Shqiptarë në kohë të ndryshme të zhvillimit të shtetit e kombit në histori.
I shpreha falenderim ambasadores për rolin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Amerika në çlirimin e Kosovës dhe në zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.
Po ashtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rreth saj dhe ndamë mendime të njëjta për zhvillimet në rajon. Ndërsa Ambasadorja Kim, potencoj sa e rëndësishme është Kosova dhe çështja e Kosovës për administratën Amerikane, më së miri shihet që Riçard Grenell është i ngarkuari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Andaj dhe shpreson në fund në arritjen e një marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadorja Kim shpreh kënaqësinë e saj që ishte për vizitë në Ambasadën e Kosovës dhe theksoj se SHBA-të Kosovën e sheh nga një lente e veçantë dhe se është e bindur që marrëdhëniet dypalëshe do të vijnë duke u forcuar në të ardhmen.
Ambasadores ia prezentova ekspozitën për të kaluarën e popullit shqiptarë në vitet e nëntëdhjeta dhe gjatë luftës në Kosovë.
Ia dhurova në shenjë mirënjohje Plisin e Bardhë simbol i lashtësisë së kombit tonë Shqiptarë nga Homeri e deri te Shqiptarët që mbajnë sot./kp/