
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendos në mënyrë të pavarur duke e respektuar Kushtetutën, pa frikë dhe duke mos favorizuar askënd në rastin e dekretit të Presidentit Thaçi, raporton Front Online.
Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se vendimet që dalin nga kjo Gjykatë duhet të respektohen nga të gjithë.
Abbot u ka kërkuar edhe liderëve politikë që ta respektojnë çdo vendim.
“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, unë besoj se është po aq e rëndësishme si kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar Abbott.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
In view of recent political moves, I believe it is as important as ever that the Constitution, and the processes it covers, be respected by all political actors. This includes the role of the Constitutional Court which should be able to deliberate independently, without fear or favour, on the legality of political actions by all Kosovan state institutions. Their decisions should be respected by all.