×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Suedisë bën një paralajmërim për të gjithë kosovarët

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi që kanë marrë informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për Shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.

    Në njoftimin e ambasadës thuhet:

    “Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencive, të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje pune për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin të bashkëpunojnë me këta individë a agjenci”.

    Njoftimi i plotë:

    Paralajmërime për mashtrime të mundshme
    Informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.
    Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci.
    Fakte të rëndësishme: Aplikacionet për vizë shengen shqyrtohen dhe vendosen nga ana e Ambasadës së Suedisë në Shkup, dhe asnjë tjetër institucion. Gjithashtu, aplikacionet për leje qëndrimi shqyrtohen vetëm nga ana e Agjencisë së Migracionit të Suedisë.
    Ambasada e Suedisë në Shkup bashkëpunon me kompaninë ndërlidhëse VFS Global në Prishtinë, Kosovë, me adresë rr. Rrustem Statovci nr. 36 në Prishtinë, për pranimin e shengen aplikacioneve. Ambasada e Suedisë nuk bashkëpunon me shitës ose zyra të cilat nuk janë në kuadër të kompanisë VFS Global.
    Asnjë shitës nuk mund të ndikojë mbi periudhën e shqyrtimit dhe rezultatin e vendimit.
    Ju lusim të vizitoni lidhjet më poshtë për më tepër informacione në lidhje me procedurat e aplikimit për viza shengen dhe leje qëndrim:

    https://www.vfsglobal.se/Kosovo/
    https://www.migrationsverket.se/…/Pr…/Working-in-Sweden.html
    https://www.migrationsverket.se/…/Moving-to-someone-in-Swed…

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Lajme30 Maj 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim rreth deklaratës së publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën...
    Lajme30 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux. Siç...
    Lajme30 Maj 2025
    Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000...
    Lajme30 Maj 2025
    Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në...
    Lajme30 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po...
    Vip30 Maj 2025
    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”,...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari tha se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap intepretimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.