Alush Gashi ka vjet që nuk ka qenë aktiv në politikë.
Por ish ministri i Shëndetësisë, tash është emëruar si këshilltar politik i Kryeministrit Avdullah Hoti.
“Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në Facebook.