×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ali Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’ shkroi se “sot në 18 vjetorin e themelimit të partisë së tij, uroi natarët, aktivistët, përkrahësit, votuesit, aleatët dhe gjithë qtyetarëve e vendit.

    Ai në urim thotë se në çdo përvjetor si parti përcaktojnë synime ambicioze dhe me kohë, siç shkruan Ahmeti, ato realizohen.

    “Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për kryeministrin e parë shqiptar”, shkruan Ahmeti.

    Ahmeti poashtu përmend edhe arritjet si parti gjatë këtyre viteve duke përfshi këtu anëtarësimin në NATO, bisedimet me BE-në, barazinë gjuhësore.

    “Sot, të dashur qytetarë, jemi anëtarë fuqiplotë të aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë NATO-s, sot jemi vend që negocion me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në familjen e madhe të kontinentit tonë, sot jemi me barazi të plotë gjuhësore dhe me zbatim të plotë të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, me tre universitete në gjuhën shqipe, me shkolla, spitale, çerdhe, rrugë, institucione, sot instaluam parimin e konsensualitetit edhe në vendimmarje edhe në përzgjedhje si dhe drejtuam si shqiptarë dhe qytetarë të këtij vendi kuvendin, ministritë e mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, avokatin e popullit dhe të shtetit, gjykatat supreme dhe kushtetuese, por akoma nuk është përmbyllur e gjitha dhe prandaj, tash ka ardhur koha për diçka të madhe”, thotë mes tjerash Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.