14 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 172 raste të reja.
Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 341, ndërsa i të infektuarve në 10.419.
IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 114 persona, duke arritur shifrën totale të shëruarve në 6058.
Aktualisht janë 4020 raste aktive.