×
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve me inicialet K.B., L.C., dhe Sh.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi  1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), përcjell Front Online.

    Sipas aktakuzës,  i pandehuri i parë K.B., me datë 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm.,  në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

    Siç njofton Prokuroria e Prizrenit, me këto veprime, i akuzuari K.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

    Ndërsa, i akuzuari i dytë L.C., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, mban në pronësi, dhe me datë 30.03.2020 ia jep në posedim të akuzuarit  K.B., armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit  9×19 mm.,  në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

    Me këto veprime, i akuzuari L.C., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

    Kurse, i akuzuari i tretë, Sh.Z., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc, KK Suharekë posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm.,një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Po ashtu, armën e njëjtë e përdorë duke shtënë me të, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

    Me këto veprime i akuzuari Sh.Z., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

    “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.