×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë ndaj 2 personave në Ferizaj, grabitën në 7 pompa të derivateve

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy (2) personave, me inicialet B.G., nga Ferizaj, V.S.,nga komuna e Vitisë për veprat penale të grabitjes, dhe L.R., nga Prishtina, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

    Sipas aktakuzës të Prokrurorisë, të pandehurit B.G., dhe V.S., nga data 15 Janar 2020 deri më 18 Mars 2020, në vende të ndryshme, përkatësisht në shtatë (7) pompa të derivateve të naftës dhe në një autosallon, me përdorimin e armës automatike A4-47, kanë kryer veprat penale “Grabitje” në bashkëkryerje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

    Ndërsa, i pandehuri tjetër L.H., në Prishtinë, ka blerë nga të pandehurit B.G., dhe V.S., cigare të llojeve të ndryshme në total prej 7,200 euro, edhe pse e ka ditur se cigaret janë përfituar me anë të kryerjes së veprës penale të grabitjes, me të cilën do të kryente veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Të pandehurit B.G dhe V.S gjenden në paraburgim që nga data 21 mars 2020

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me bllokimin e 882 milionë eurove nga Plani...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një rast i dhunës më familje është raportuar në Klinë, ku dyshohet se vellai bashkë me gruan e tij ka rrahur motrën....
    Lajme20 Korrik 2025
    Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses,...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.