Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në fshatin Vranidoll të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.