Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në këtë aksident dy persona janë lënduar. Ata kanë marrë trajtim mjekësor në qytetin e Klinës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka treguar se ekipet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetime të tjera rreth këtij aksidenti.