Ka ndodhur një aksident me fatalitet në Tiranë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës.
Mjeti me drejtues A. H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë numër 6, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.