Sonte rreth orës 20:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Gazetën Express se sipas ekipt mjekësor një person ka humbur jetën në këtë aksident.
Lidhur me rastin “njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, tha Krasniqi.
“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, shtoi Krasniqi.