×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR-ja s’përjashton mundësinë e përfshirjes në Qeveri, këto janë Ministritë që do t’i marr

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA pritet që këtë javë t’i bashkohet Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit, raporton Front Online.

    Sipas burimeve të Front Online partia e Pacollit pritet t’i marr dy ministri në Qeverinë “Hoti”, atë të Integrimeve dhe Ministrinë e Ambientit.

    Mundësinë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit nuk e hedh poshtë sekretari i saj, Vesel Makolli.

    Ai në një prononcim për Front Online thotë se deri më tani nuk ka diçka konkret, por thotë se janë pro asaj që t’i shtyjnë proceset përpara.

    “Nuk ka asgjë rreth kësaj situate është më shumë përfolje, por nëse vjen derri të një ristrukturim i Qeverisë atëherë ne nuk do të jemi pengesë. Ne do të veprojmë në frymë e asaj që t’i shtyjmë proceset përpara, por diçka konkrete nuk ka”, deklaroi Makolli për Front Online.

    I pyetur se a do t’i takojnë AKR-së dy ministri në rast se do të bëhet pjesë e Qeverisë, Makolli tha se lidhur me këtë nuk ka asgjë konkrete dhe se nuk është biseduar për detaje.

    “Nuk kam informata diçka konkrete nuk ka asgjë, për një ri formatim të mundshëm me kyçjen edhe të ndonjë partie që i ka numrat jemi të gatshëm edhe ne të marrim pjesë, por nuk është biseduar në detaje për një gjë të tillë”, tha ai për Front Online.

    Javën e kaluar, pas shtatë tentimeve në Kuvend ka kaluar në parim Projektligji për Rimëkmëbje Ekonomike, të cilën e votuan edhe dy deputetët e kësaj partie.

    Pas votimit, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi tregoi se tashmë Qeveria “Hoti” e ka përkrahjen për votim./Front Online/

     

     

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.