×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë pasurohet me 12 anëtarë profilesh të ndryshme

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Profile shkencore nga historia, gjuhësia, fizika, kimia e ekonomia janë prurjet më të reja të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ky institucion akademik të hënën ka zgjedhur emrat e rinj që do të jenë pjesë e tij në kapacitet të akademikëve të rregullt, të asociuar dhe të jashtëm

    Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi dhe Pëllumb Xhufi janë disa nga emrat e prurjeve më të reja të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e institucionit më të lartë akademik në Shqipëri, të hënën në mesditë, ka përfunduar procesin e zgjedhjes dhe shpalljen e rezultateve të votimit për anëtarët e rinj. Duke respektuar protokollet e sigurisë me distancë nga njëri-tjetri, Asambleja e AShSh-së në sallën “Aleks Buda” ka përfunduar procedurat e parashikuara nga Statuti i saj për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademikë e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

    Pas një fjale të rastit të kryetarit Skender Gjinushi, i cili paraqiti kandidaturat, Asambleja ka zgjedhur komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, në përbërje të të cilit ishin: Neki Frashëri, kryetar, si dhe anëtarët Floran Vila, Jorgaq Kaçani dhe Gjovalin Shkurtaj.

    “Kandidatët që paraqiten sot kanë ndjekur procedurat në lidhje me statutin, edhe plotësimi i kriterit ligjor i është bërë e njohur komisionit teknik. Gjatë zbatimit të procedurave të reja ligjore, sipas ligjit të ri, mundësohet një bashkëpunim i ngushtë me institucionet arsimore”, ka thënë ndër të tjerash kreu i Akademisë, Skender Gjinushi./KOHA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.