×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajdini: Papunësia mund të rritet në 50 për qind

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Shkalla e papunësisë në Kosovë pas përfundimit të pandemisë mund të shkojë në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, thotë një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

    Ajdini po ashtu thotë se qeveria duhet të ndihmojë bizneset, në mënyrë që të mund të mbajnë punëtorët në punë.

    LEXO EDHE: Kryesindikalisti i Kosovës: Shumë punëtorë do të mbesin pa punë, ndërtimtaria do ta pësojë keq

    Radio Evropa e Lirë: Zoti Ajdini, Dita Ndërkombëtare e Punës, për shkak të pandemisë, këtë vit Kosovën e gjen me numër të madh të bizneseve të mbyllura dhe punëtorë të papunë. Keni bërë ndonjë llogari se sa është numri i të papunëve gjatë kësaj situate të pandemisë?

    Avni Ajdini: Ne jemi të vetëdijshëm në këtë drejtim se shumë vendet të punës do të humbin për arsye të pandemisë që ka kapluar, jo vetëm Republikën e Kosovës, por edhe globin. Për këtë arsye edhe ekonomia e Kosovës do këtë zvogëlim të rritjes ekonomike, kështu që edhe punëtorët do të humbin vendet e punës. Edhe pse në Kosovë përqindja e papunësisë është mbi 30 për qind, kjo do të ngrihet për fat të keq sepse nuk do të hapen vende të reja të punës, por do të mbyllen vendet e punës.

    Radio Evropa e Lirë: Zoti Ajdni se shkalla e papunësisë është rreth 30 për qind tregojnë edhe të dhënat zyrtare para pandemisë, por sa mendoni se do të rritet kjo shifër pas pandemisë së koronavirusit?

    Avni Ajdini: Kjo shifër mund të shkojë deri në 50 për qind sepse gllabërimi i punëtorëve të cilët i inkuadron në marrëdhënie pune është sektori privat, gjegjësisht është sektori i ndërtimtarisë, sektor ky që tashme po ballafaqohet më kriza të ndryshme.

    Radio Evropa e Lirë: Nëse zgjat ende kjo pandemi cilat do të jenë pasojat për punëtorët?

    LEXO EDHE: Kryesindikalisti i Kosovës: Shumë punëtorë do të mbesin pa punë, ndërtimtaria do ta pësojë keq

    Avni Ajdini: Pasojat për punëtorët do të jenë mjaft serioze. Punëtorët do të humbasin vendet e punës sikurse në kohën e privatizimit të egër të ndërmarrjeve shoqërore, kur shumë qytetarë kanë mbetur pa vende të punës. Përsëri do të jetë e njëjta situatë në tregun e punës.

    Unë nuk mund të jap ndonjë vlerësim se si mund të realizohet një çështje mbi zhvillimin ekonomik, kur na ka kapluar një situatë e tillë sepse ekonomia zhvillohet duke punuar punëtori dhe jo me anë të politikanëve duke zhvatur buxhetin e shtetit, dhe duke mos dhënë asnjë llogari ndaj punëtorëve dhe duke mos i realizuar kërkesat e punëtorëve.

    Radio Evropa e Lirë: A kanë paraqitur ndonjë shqetësim bizneset se mund të mbesin të mbyllura për shkak të pandemisë, rrjedhimisht të ketë humbje të vendeve të punës?

    Avni Ajdini: Në disa raste po, por nuk mendoj se mbyllje të bizneseve do të ketë në numër të madh. Por, duhet që qeveria t’i ndihmojë bizneset më kredi të lehta bankare që të mund të rifillojnë punë, si kompanitë prodhuese apo edhe bizneset e ndryshme. Unë konsideroj që një program i tillë nga qeveria duhet të jetë i parashikuar edhe ndaj firmave që kanë numër më të madh të punëtorëve.

    Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës, zoti Ajdini, ka aprovuar një Pako Emergjente Fiskale për t’i ndihmuar punëtorët e papunë. Sa është efektive sipas jush kjo pako?

    Avni Ajdini: Prej të këqijave edhe kjo është e mirë edhe pse shuma është simbolike, sepse kanë mundur që mos të ndihmojnë fare duke aluduar se nuk ka fond për këtë çështje. Kështu që kjo pako është më shumë politike s sa një vlerë e konsiderueshme.

    Një kafiteri e mbyllur në Prishtinë, për shkak të masave të ndërmarra kundër koronavirusit të ri.
    LEXONI EDHE KËTË:
    Kosova vonon pakon për rimëkëmbjen ekonomike
    Radio Evropa e Lirë: Zoti Ajdini gjatë kësaj kohe a keni vizituar ndonjë kompani për t’u interesuar për punëtorët e ekspozuar ndaj rreziku, siç janë marketet, barnatoret dhe kompani tjera që punojnë?

    Avni Ajdini: Ne jemi në bashkëpunim me kryetarët e Federatave, javën e kaluar përmes sistemit online, kemi diskutuar me ta, ku kemi kërkuar që të monitorohen punëtorët dhe të shikohet se a janë punëtorët e sigurt në vendin e punës. Kështu që kemi i informata se janë duke zbatuar në mënyrë rigoroze të gjitha masat e paraqitura nga autoritet shëndetësore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.