×
  • Sport
  • Sport

    AIBA siguron se po bën çmos për të gjetur zgjidhje për boksierët e Kosovës

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    Komiteti Olimpik i Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të AIBA-s (Federata Botërore e Boksit), për të gjetur një zgjidhje për ekspeditën e boksit të Kosovës, të cilët nuk u lejuan të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd të Serbisë, përcjell FrontOnline.

    Në lidhje me këtë, sekretari i përgjithshëm i AIBA-s, Istvan Kovacs, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti, për t’i konfirmuar përpjekjet që AIBA po bënë për të gjetur një zgjidhje për Kombëtaren e Kosovës në boks.

    “AIBA po vazhdon të bëjë atë që mundet për të zgjidhur situatën, në lidhje me hyrjen e delegacionit të Federatës së Boksit të Kosovës për në Serbi, për të marrë pjesë në botërorin e boksit”, thuhet në letrën e AIBA-së.

    “AIBA synon të sigurojë një botëror mikëpritës për çdo boksier, sepse bota e boksit nuk njeh kufij. Ne besojmë se të gjithë sportistët duhet të kenë një shans të drejtë për të garuar dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti synon të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politika kombëtare”, shkruan tutje në letrën e AIBA-së, të cilët i kanë bashkëngjitur KOK-ut edhe kërkesën e tyre të bërë për Federatën e Boksit të Serbisë.

    AIBA kërkon po ashtu nga KOK-u që t’i mbajë me informacione të përditësuara për delegacionin e boksit, në mënyrë që shtëpia e boksit botëror të bëjë çfarë të mundet që boksierëve tanë t’i mundësohet hyrja në Serbi dhe garimi në botëror.

    Sot gjatë ditës, ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua të hynte në Serbi, derisa pas shumë orë pritjesh në kufi, janë kthyer në Prishtinë, me shpresën për të udhëtuar sërish./FrontOnline/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Sport10 Maj 2024
    Suksesit të Bayer Leverkusenit, i cili me lojën ndaj Romës arriti të kualifikohet në finalen e Lugës së Evropës, i është gëzuar...
    Sport10 Maj 2024
    Këtë javë janë intensifikuar lidhjet mes sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez dhe Barcelonës. Uruguaiani fshiu të gjitha postimet në Instagram për lidhjet...
    Sport10 Maj 2024
    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten gjatë raportimit në Komisionin për Sigurisë ndërsa ka folur për raportimet e mediave...
    Lajme10 Maj 2024
    Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për Front Online se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme10 Maj 2024
    Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të formuar Asociacionin e...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me refuzimin e djeshëm për Asociacionin e...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor...
    Lajme10 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ajo ka bërë me dije...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.