×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti tregon takimin me arkitekten Zaha Hadid, pas refuzimit të projektit për Xhaminë e Madhe

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka rrefyer takimin e tij me arkitekten e famshme Zaha Hadid, në një mbledhje në të cilën ishin të pranishëm 30 kryetarë të komunave të mëdha botërore. Kjo kishte ndodhur pas mos pranimit për t’i dhënë jetë projektit të saj për Xhaminë Qëndrore në Prishtinë.

    Ai tregon se si në kohën kur të gjithë kryetarët e komunave, ndër të cilat Prishtina ishte më e vogla, tentonin që të “përfitonin” ndonjë projekt nga arkitektja e madhe, ajo përmendi Prishtinën duke dashur të dinte se cili ishte kryetari i saj.

    “Pas kësaj të gjithë kryetarët e komunave të tjera u kthyen për të më shikuar, në atë kuptimin se kush je ti që e refuzon Zaha Hadidin”, tregon Ahmeti.

    Mirëpo, Ahmeti tha se e ka njoftuar edhe arkitekten se projektin nuk e ka refuzuar Komuna por Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët kanë dëshiruar një xhami më klasike, për besimtarët e tyre,raporton gazetaexpress.

    I pari i Prishtinës ka njoftuar se deri para dy javësh nuk kishte pasur aplikime për leje. Për këtë projekt ai njoftoi se shumë shpejt Prishtina do të kthejë përgjigje.

    “Ne i kemi bërë disa diskutime që ky është ligji i Prishtinës. Arsyeja pse nuk ka marrë leje 8 vite është se për me marrë leje duhet me apliku. Aplikim e parë që e kemi pasë për leje, para dy jave. Besoj që do ta shqyrtojmë shpejt dhe do të japim përgjigje për këtë projekt. I kemi bërë disa ndryshime. Ka parking të madh që do të shfrytëzohet nga të gjithë banorët e Dardanisë dhe po ashtu i kemi bërë edhe disa kushte më të mira. Por kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Shpend Ahmeti në bashkëbisedimin me Dua Lipën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.