×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar se çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe prodhim i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së.

    Ahmeti duke komentuar zgjedhjet e brendshme në LDK, ka thënë, se nuk sheh klane, por sheh dhe inkurajon konkurrencën e lirë në mënyrë që delegatët ta kenë mundësinë e përzgjedhjes së kryetarit.

    “Tani a do të jenë a jo (zgjedhje demokratike) janë hipoteza ose presupozime të njerëzve, do ta shohim me kohë këtë situatë kur të mbahet kuvendi. Për ndryshe sigurisht që njerëzit kanë afërsi mes vete por edhe mund të kenë pikëpamje dikush më të afërta, dikush më të largëta më njëri-tjetrin, por çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe është prodhim i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së. Unë nuk shoh që ka klane, por unë shoh dhe inkurajoj konkurrencën e lirë të njerëzve, në mënyrë që vërtetë delegatët ta kenë mundësinë e përzgjedhjes së kryetarit” tha Ahmeti.

    Duke komentuar emrat që janë përfolur për kryetar të LDK-së, Ahmeti thotë se të gjithë janë adekuatë për ta drejtuar LDK-në.

    “Janë të gjithë adekuat, është çështje tjetër cilin mund ta mbështesim dhe cilin ta votojmë, përndryshe janë të gjithë adekuat…unë angazhohem për një konkurrencë të mirëfilltë dhe angazhohem për mundësi në votimin e kuvendin e përgjithshëm të partisë, do të thotë jam për mundësinë që njerëzit lirshëm të kandidohen dhe gjithë delegatët e kuvendit zgjedhor, ta kenë mundësinë e zgjedhjes të njeriut që do të marrë përsipër përgjithësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës” tha ai.

    Ahmeti është pyetur po ashtu nëse sërish do të jetë kandidatë për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, por ka thënë se ende nuk e di dhe kjo do të dihet me kohë.

    “Nuk e di, kjo është çështje që nuk varet veç prej meje, unë vazhdoj të kryej punët e mija me përkushtim dhe do të jem angazhuam siç kam qenë vazhdimisht, është çështje tjetër, dhe është çështje që me kohë do ta definojmë” tha ai.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.