Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për të parandaluar përhapjen e pandemisë
Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar.
“Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!”, ka shkruar Ahmeti.
I pari i Prishtinës ka rikujtuar tri kushtet kryesore për parandalimine koronavirusit.
“Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti.