×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Nga mbi 7mijë biznese që kanë aplikuar për grant nuk kaluan në mënyrë automatike 2005 biznese

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se mbi 7 mijë biznese kanë aplikuar për grant, prej të cilave, nuk kanë kaluar në mënyrën automatike 2 mijë e pesë biznese.

    Në një postim në Facebook, Ahmeti theksoi se 726 biznese kanë qenë të mesme ose të mëdha që nga ATK klasifikohen si biznese me qarkullim mbi 50 mijë euro.

    “Lista e eliminuar do të publikohet me numra fiskal. Në qoftë se mendoni se arsyeja është e pasaktë – pra që ATK nuk e ka informatën atëherë do të hapim edhe procesin e ankesave. Pra për infromata të psakta, por jo edhe për kriteret sepse ai proces ka përfundu”, ka shkruar ai pos tjerash.

    Postimi i plotë:

    Nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike 2005 biznese

    726 biznese kanë qenë biznese të mesme ose të mëdha që nga ATK klasifikohen si biznese me qarkullim mbi 50,000 euro

    637 biznese të regjistruara sivjet – sepse ky fond nuk ishte për startup, pra ideja ka qenë biznese që pandemia i ka zënë në befasi
    300 biznese nga Komunat tjera – granti ka qenë për Prishtinë
    112 biznese – numri fiskal nuk ekziston në ATK
    57 biznese me numër fiskal të duplifikuar
    54 biznese që nuk janë aktive më – granti ka qenë për biznese aktive
    23 barnatore – nuk kanë qenë të ndaluara asnjëherë
    98 furra – nuk kanë qenë të ndaluara asnjëherë
    Lista e eliminuar do të publikohet me numra fiskal. Në qoftë se mendoni se arsyeja është e pasaktë – pra që ATK nuk e ka informatën atëherë do të hapim edhe procesin e ankesave. Pra për infromata të psakta, por jo edhe për kriteret sepse ai proces ka përfundu.

    Ju falemnderit.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha. Sipas gazetës Mundo...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.