×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti jep detaje rreth mundësisë së testimit serologjik në Prishtinë

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se nga nesër kjo komunë do të bëj teste serologjike për ata persona që dyshohet se kanë Covid-19 dhe përparësi kanë ata që kanë simptome të theksuara të virusit.

    Ahmeti me anë të n postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ky test nuk e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK.

    Por sipas tij tregon mjaftueshëm informatë për imunitetin e ndërtuar dhe po ashtu për të vërtetuar që nuk e keni pas në të kaluarën koronavirusin.

    “Këtë test prej nesër e bën Komuna e Prishtinës në një lokacion pasi të referohet nga mjekët e QMF. Meqenëse kapacitetet në fillim janë të limituara, dhe meqenëse qëllimi nuk është i diagnostifikimit për me hjek brengën, atëherë prioritet të testimit do të kenë qytetarët me simptome të theksuara dhe në mesin e tyre të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese”, ka shkruar Ahmeti.

    Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

    Të nderuar qytetarë të Prishtinës. Po mundohemi që sado pak të ju informojmë në lidhje me testimet.

    – testimi me metoden PCR (me strishë në hundë) bëhet vetëm në IKSHPK (nga institucionet publike). Edhe më tutje është forma më e sigurtë për të konstatuar se a e keni virusin sot apo jo. Komuna e Prishtinës NUK e bën këtë test dhe nuk ka rol në përcaktimin se kush testohet apo jo.

    – testimi serologjik (me gjak) ELISA është test që mat antitrupat. Pra në qoftë se virusi ka sulmuar trupin, trupi i kundërpërgjigjet me mbrojtje (antitrupat) dhe ekzistenca e tyre dëshmon që jeni prekur nga virusi. Meqenëse antitrupat paraqiten në fazë të ndryshmë të infektimit është e pamundur të verifikohet me saktësi se a e keni momentalisht.

    Prandaj, ky test NUK e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK. Por tregon mjaftueshëm informatë për imunitetin e ndërtuar dhe po ashtu për të vërtetuar që nuk e keni pas në të kaluarën.

    Këtë test prej nesër e bën Komuna e Prishtinës në një lokacion pasi të referohet nga mjekët e QMF. Meqenëse kapacitetet në fillim janë të limituara, dhe meqenëse qëllimi nuk është i diagnostifikimit për me hjek brengën, atëherë prioritet të testimit do të kenë qytetarët me simptome të theksuara dhe në mesin e tyre të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese.

    – testet rapide janë teste të shpejta që i kanë bërë disa laboratore jozyrtarisht. Janë teste të ngjashme me ato të shtatzanisë (ku vendoset një pikë gjaku dhe pastaj me vija përcaktohet se a keni antitrupa). Eshte goxha me i pasigurtë në saktesinë e rezultateve prandaj edhe nuk po konsiderohet si (mos)konfirmim i sigurtë i virusit.

    – të premten IKSHPK ka rekomanduar që virusi të kosntatohet pa test nga mjekët, bazuar në simptome. Nuk kemi vlerësim se çka do të thotë kjo për situaten epidemiologjike.

    – prej kësaj jave laboratoret private që kanë kapacitete do të licencohen nga institucionet përkatëse të nivelit qendror. Besoj se shumë shpejt, do të jenë disa laboratore që fillojnë me teste serologjike e pastaj edhe me PCR. Këto do të kushtojnë goxha për situatën tonë ekonomike por do të jenë të qasshme.

    Udhëzimet

    1. Maska dhe distanca;

    2. Në rast të simptomeve, konsultonu me mjekun tuaj në QMFnë e lagjes suaj. Këtë mundeni ta bëni në telefon;

    3. Në rast të simptomeve serioze, orientoheni edhe të QMFtë edhe mund të lajmëroheni në urgjencë;

    4. Në qoftë se jeni i moshuar, apo me sëmundje shoqëruese, dhe me dyshime se keni virusin, lajmëronu në QMF-në më të afërm për referime të mëtutjeshme. Komuna e Prishtinës do të testojë me prioritet këto raste;

    5. Mos u drejtoni te QMF-të në qoftë se keni nevojë me u testu vec sa me hjek brengen;

    6. Në qoftë se ju nevojitet vërtetim për udhëtim në shtetet që kërkojnë dëshmi, për momentin asnjëri vërtetim nuk vlen dhe po ashtu nuk do të ishte mirë që për këtë arsye të zihet vendi i dikujt që ka nevojë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.