×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon etiketimet dhe gjuhen e zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj punës se gazetarëve

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ngaj zyrtarit të lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, pas shkrimeve të këtij të fundit ndaj Kryeredaktorit të Kohës Ditore – Agron Bajrami, gazetarit të Kohes Ditore Besnik Krasniqit dhe autorit të “Rubikon-it” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendit, shkruan Front Online.

    AGK ka shkruar se kjo është një mënyrë e sulmit ndaj fjalës së lirë.

    “Kjo formë e shprehjes ndaj gazetarëve, për AGK-në përbënë një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Presionet e tilla nuk janë të dëmshme vetëm për punën e gazetarëve por edhe për demokracinë në vend”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim gjuhën e përdorur nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Kryeredaktorit të Kohës Ditore – Agron Bajrami, gazetarit të Kohes Ditore Besnik Krasniqit dhe autorit të “Rubikon-it” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendit.

     

    Në postimin e tij, Liburn Aliu shkruan – “Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë. Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër. E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.”

     

    Pas postimit të Aliut, edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shkruar rreth po të njëjtës çështje – “Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojme punen e pavarur te medias, e sic e tha edhe Liburni, mund te jete teresisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit perputhen me ate qe parashikon gazetaria e burimeve anonime. Ne e dime qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeminster.”

     

    Ndërkaq, edhe zyrtari i të njëjtës parti, Adnan Rrustemi, gjatë ditës së djeshme, po ashtu përmes një  postimi në Facebook ka shkruar – “Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin.”

     

    Kjo formë e shprehjes ndaj gazetarëve, për AGK-në përbënë një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Presionet e tilla nuk janë të dëmshme vetëm për punën e gazetarëve por edhe për demokracinë në vend.

     

    Duke i akuzuar gazetarët se favorizojnë një parti apo tjetër, i bëjnë target te sulmeve. Çdo ankesë ndaj raportimeve, të cilat mund të vlerësohen jo profesionale, mund të drejtohen në institucionet përkatëse.

     

    Gazetarët kanë të drejtë në kryerjen e punës se tyre lirshëm, pa pasur frikën e etiketimeve të kësaj natyre.

     

    AGK ju bënë thirrje të gjithë zyrtarëve politik që të ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbej opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë sonë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.