×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Agjencia Antikorrupsion hapë rast ndaj Rakiqit dhe disa zyrtarëve tjerë në Veri, nuk e kanë deklaruar pasurinë

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Agjencia për Luftë kundër Korrupsionit në Serbi ka hapur procedurë kundër Goran Rakiqit, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Standard” (në pjesën veriore të Mitrovicës), që është edhe ministër i Pushtetit Lokal e zëvendëskryeministër në Qeverinë e sapoformuar të Kosovës, me dyshimin se ka shkelur ligjin, meqë asaj agjencie nuk ia ka paraqitur pasuritë dhe të ardhurat, njoftoi sot Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS).

    Agjencia, përveç kundër Rakiqit, ka hapur procedurë edhe kundër funksionarëve në Leposaviq e Mitrovicë veriore.

    Se dekani i Fakultetit për Sport e Edukim Fizik në Leposaviq, Verolub Stankoviq, drejtori i NPK “Ujësjellësi Ibër” (Vodovod Ibar) në Mitrovicën veriore, Miodrag Raliq, dhe drejtori i NPK “Standard” dhe ministër i Pushtetit Lokal (dhe zëvendëskryeministër) në Qeverinë e posaformuar të Kosovës, Goran Rakiq, nuk ia kanë paraqitur Agjencisë për Luftë Kundër Korrupsionit sa para fitojnë dhe çfarë posedojnë nga apartamentet, shtëpitë, pronat dhe automjetet, sipas ligjit (fjala është për ligjin e Serbisë – plotësim ynë) do të mund t’iu kushtonte në mes të 50.000 e deri 150.000 dinarëve (425-1275 euro), thekson CINS.

    Nëse vërtetohet se kanë pasur motiv fshehjen e pasurisë, këta funksionarë do të mund të dënoheshin edhe me burgim nga 6 muaj deri 5 vjet, që do të thotë edhe largim nga funksionet dhe ndalësë për të ushtruar shërbime publike për 10 vjet.

    Qendra për Gazetari Hulumtuese (CINS) publikoi se disa funksionarë serbë që udhëheqin institucione në pronësi të Republikës së Serbisë në Kosovë nuk respektojnë këtë detyrim ligjor (gjithnjë bëhet fjalë për ligjet e Serbisë – sqarim ynë), Agjencia ka paralajmëruar se do të verifikojë nëse ka vend për hapje të procedurës, e pastaj pas rreth një muaji ka nisur procedurën kundër tre funksionarëve të tillë, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

    Në Agjenci thonë po ashtu se po vazhdojnë të verifikojnë nëse ka bazë që të hapet procedurë kundër kryetarit të Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës veriore, Aleksandar Spiriqit, drejtorit të SHF “Sveti Sava” në atë qytet, Millorad Jovanoviqit, si dhe kundër ish-u.d. të drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën veriore, Millan Ivanoviqit. Shëndetësore në Mitrovicë, transmeton koha.

    Asnjëri prej tyre, sipas hulumtimit CINS-it, nuk i ka paraqitur të ardhurat në Agjenci e as pronat.

    Pas publikimit të hulumtimit të CINS-it, në regjistrin online të pronës dhe të ardhurave janë shfaqur të dhënat për shefin e të ashtuquajturit Qarku Administrativ i Mitrovicës, Sllavko Simiq dhe kryetarit të të ashtuquajtur Organ i Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviqit, ndonëse nuk ishin deri sa redaksia CINS nuk kishte publikuar tekstin, transmeton Koha.ent raportimin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.