×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 200 zyrtarë policorë mbajnë pozita pa gradën e duhur në krah

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Në Policinë e Kosovës 198 zyrtarë vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartë sesa grada që aktualisht ata kanë arritur përmes procesit të gradimit.

    Kjo është bërë e ditur në raportin Zyrës Kombëtare të Auditimit.

    “Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 198 zyrtarë policor vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartë se sa grada që aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit. Vlen të theksohet se PK në vitin 2019, kishte kryer disa procese të gradimit për reduktim të numrit të punësuarve që ushtrojnë pozita me grada më të larta por deri më tani këto procese janë të pamjaftueshme për respektimin e plotë të kritereve të sistematizimit në vendet e punës sipas gradës përkatëse”, thuhet në raportin e ZKA-së.

    Në këtë raport thuhet se përkundër një përmirësimi nga viti paraprak, një numër i stafit policor ende është sistemuar në pozita të punës pa e plotësuar kriterin e gradës që e kërkon ajo pozitë sipas strukturës organizative.

    Sipas Udhëzimit Administrativ për rregullimin e marrëdhënies së punës në Policinë e Kosovës (PK), përkatësisht neni 39 paragrafi 3 përcakton se: me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë secili zyrtar i Policisë mund të caktohet në një vend të punës apo transferohet prej një vendi në vendin tjetër të punës nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës, pa marrë parasysh nivelin, pozitën apo gradën.

    Sistemimi i stafit në pozita që nuk janë në përputhje me gradën adekuate, sipas ZKA-së mund të ndikojë që pozitat e punës të ushtrohen nga persona me mungesë të kompetencës profesionale.

    Prandaj rekomandohet që ministri dhe drejtori i përgjithshëm i PK-së duhet të sigurojnë që sistemimi i stafit policor në pozita të bëhet pas plotësimit të gradave dhe kushteve për vendin e caktuar të punës dhe që procesi i gradimit është duke u zhvilluar për t’ju përgjigjur nevojave të PK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik. Ai ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur në Ditën e Fëmijëve. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha...
    Kronika01 Qershor 2025
    Një grua rreth 24-vjeçare ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti. Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser...
    Kronika01 Qershor 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë...
    Vip01 Qershor 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance në një club. Tuna u pengua në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, ditën e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.